
Irma Kurti
Fati Ynë
Fati Ynë
Kënga është përshtatur me vargje nga vetë artistja. Poezia është shkëputur nga libri "Nuk është ky deti" botuar nga ADA, 2016.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Autobusi përpin dhjetëra kilometra
më largon gjithnjë e më tepër nga ti;
trupi im plaket ngadalë, më tradhton
mendimet nuk duan të më braktisin.
Fati ynë ishte shkruar vërtet kështu:
një distancë e pallogaritshme na ndan,
të dy e qetësojmë shpirtin me kujtime,
si më i rralli dhe më i çmuari balsam.
Ti je me fat që flet në gjuhën tënde
në klubin me tym e zhurmë të fortë.
Unë endem, humbas në gjuhën e huaj
si në një pyll të dendur me ferra plot.
U deshëm, por nuk u kuptuam kurrë,
dy gjuhë të ndryshme ne flisnim prapë;
ç'të bëjmë tani me pendimet? Jeta ikën
me hap të shpejtë, është vetëm një çast.
Autobusi përpin me dhjetëra kilometra
më largon gjithnjë e më tepër nga ti…
më largon gjithnjë e më tepër nga ti;
trupi im plaket ngadalë, më tradhton
mendimet nuk duan të më braktisin.
Fati ynë ishte shkruar vërtet kështu:
një distancë e pallogaritshme na ndan,
të dy e qetësojmë shpirtin me kujtime,
si më i rralli dhe më i çmuari balsam.
Ti je me fat që flet në gjuhën tënde
në klubin me tym e zhurmë të fortë.
Unë endem, humbas në gjuhën e huaj
si në një pyll të dendur me ferra plot.
U deshëm, por nuk u kuptuam kurrë,
dy gjuhë të ndryshme ne flisnim prapë;
ç'të bëjmë tani me pendimet? Jeta ikën
me hap të shpejtë, është vetëm një çast.
Autobusi përpin me dhjetëra kilometra
më largon gjithnjë e më tepër nga ti…
- Publikimi: 14/02/2026
- Ora: 16:52
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0