TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Në Pasqyrë
Irma Kurti
Në Pasqyrë

Këngën e punoi vetë këngëtarja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Humbur mes ngjyrash", botuar nga Youcanprint, 2022.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nuk e di se çfarë
është ky mendim
dhe kjo ndjenjë,
ndoshta asgjë,
pak dehje nga kjo
pranverë që jetoj,
e mbyllur brenda
katër mureve
në një apartament
ku stinët e kanë
vërtetë të vështirë
që të ndërrojnë.

Nuk e di ç'është
ky emocion;
ndoshta një thërrime,
ndoshta një botë...
apo ndoshta
thjesht
është vetëm
një nevojë
e këtij shpirti
të etur për paqe
e dashuri.

Për herë të parë
unë shoh
buzëqeshjen time
në pasqyrë.

Nuk e di se çfarë
është ky mendim
dhe kjo ndjenjë,
ndoshta asgjë,
pak dehje nga kjo
pranverë që jetoj.

Për herë të parë
unë shoh
buzëqeshjen time
në pasqyrë.
Komente 0