TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Buzëqeshjen Tënde E Mbajta Unë
Irma Kurti
Buzëqeshjen Tënde E Mbajta Unë

Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë këngëtarja, ndërsa për arranzhimin janë kujdesur Aleksandër Kolshi. Krijimi muzikor është sjellë i plotësuar tejet mirë me anë të një videoklipi muzikor, produksioni i të cilit u punua nga Studio Fokus Art, teksa u xhirua nga Arben Hyska. Videoklipi u publikua me datë 27 Shkurt 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Të çela portën e mendimeve të mia,
për asnjë çast s'provova ngurrim,
tek unë solle flladin e pranverës
me kaltërsinë e qiellit, natyrisht.

Ishte buzëqeshja jote ajo që ditët
filloi të m'i ngrohë si një diell,
flaka në dimrin e ftohtë kallkan
të këtij qyteti të huaj, të sertë.

Refreni:
Porta ishte e hapur kur u largove
për ta jetuar jetën, siç doje ti,
po buzëqeshjen tënde e mbajta unë
për t'i ndriçuar ditët e mia gri.

Porta ishte e hapur kur u largove
për ta jetuar jetën, siç doje ti,
po buzëqeshjen tënde e mbajta unë
për t'i ndriçuar ditët e mia gri.

II.
Mbete i lirë dhe i lehtë ashtu si ajri,
muret e shtëpisë jo s'të mbanin dot,
s'munde të rrije as në zemrën time
brenda kufijve të një ndjenje si kjo.

Refreni:
Porta ishte e hapur kur u largove
për ta jetuar jetën, siç doje ti,
po buzëqeshjen tënde e mbajta unë
për t'i ndriçuar ditët e mia gri.

Porta ishte e hapur kur u largove
për ta jetuar jetën, siç doje ti,
po buzëqeshjen tënde e mbajta unë
për t'i ndriçuar ditët e mia gri.

VIDEOKLIPE

Komente 0