TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Ai Ishte Babai Im
Irma Kurti
Ai Ishte Babai Im

Kënga vjen me tekst nga vetë këngëtarja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Me siguri e keni parë një njeri
që kalonte këtu çdo mëngjes,
shëtiste me hapa të ngadaltë,
përkëdhelte lulet me sy, pastaj
ulej qetësisht në stolin atje tej.

Me siguri e keni parë një njeri
me një buzëqeshje të ëmbël
sa më s'ka, ai kishte aq mirësi,
përshëndeste lehtas me kokë,
dëgjonte shumë dhe fliste pak.

Por askush nga ju nuk pyeti
përse tani ai nuk po vjen më,
hapat e tij s'ndihen gjëkund,
stoli rri akoma bosh në park
e vazhdon ta presë si dikur.

Ai njeri i mirë, po aq fisnik
që e keni njohur rastësisht,
ishte i shtrenjti babai im...

Ai njeri i mirë, po aq fisnik
që e keni njohur rastësisht,
ishte i shtrenjti babai im...
Komente 0