TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Po Të Humbas
Irma Kurti
Po Të Humbas

Këngën e kompozoi Bruko Broadcast Radio, ndërsa tekstin e punoi vetë artistja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Po të humbas pa kuptuar...
Ti më shmangesh çdo ditë,
u druhesh ndjenjave të tua,
nuk e di pse, ke frikë.

Ti nuk do që të vuash më.
Më thua: “Kam vuajtur mjaft!”.
Je në një vrap të çmendur,
ku unë s’mund të të kap.

Më largohesh si prej djallit,
më ndien dhe druhesh prapë.
Kisha një jetë që të kërkoja,
por tashmë do të humbas.

Shpesh më thua se ke mall,
pastaj befas zgjohesh ti.
Rend se të kujtohet zjarri,
nuk do që të digjesh përsëri.

Kurse unë ëndërroj çdo çast
ndjenjën, pasionin e pafund.
S’kam frikë të provoj sfidën,
vuajtjet dhe netët pa gjumë.

Po të humbas...
Komente 0