TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Do T'i Flakja Celularët
Irma Kurti
Do T'i Flakja Celularët

Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë artistja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

I telefonoja Nënës atë mbrëmje;
ndonëse zilja binte vazhdimisht,
ajo s'më përgjigjej. Shqetësimi
filloi të më vriste pa mëshirë.

Si nuk e dëgjoje thirrjen, Nënë?
Si nuk arrinte tek ti ajo, vallë?
Ti që më ndieje çdo psherëtimë
apo rënkim të pafaj nëpër natë?

Ti që dalloje në sytë e mi lotin
ende pa rrëshqitur, porsi vesë.
Ti dëgjoje dhe rrahjet e zemrës
sime të sfilitur e të pashpresë.

Hapa sytë, ishte veçse ëndërr!
Trishtimi më mbështolli lehtë.
Përgjigje gjetën të tëra pyetjet,
brenga u bë shumëfish e rëndë.

Unë do t'i flakja tej celularët
në pellg, në liqen apo në det,
që vetëm ty, o e shtrenjta ime,
të të kisha pranë edhe një herë!
Komente 0