TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Dëgjova Zemrën
Irma Kurti
Dëgjova Zemrën

Kënga është një krijim me tekst nga vetë artistja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Puthja e fundit" Tiranë , 2007.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Dëgjova zemrën time
mbrëmë në mesnatë.
Kur shuhen tingujt
dhe pranë irreales jam.

I numërova rrahjet
në qetësinë që tremb.
Asnjë rrahje s'ishte
për ty, në të vërtetë!

Mos ëndërro, mos humb
kohën e çmuar me mua
ti, që llogarit minutat.
Nuk të ndiej, s'të dua!

Mos ëndërro, mos humb
kohën e çmuar me mua
ti, që llogarit minutat.
Nuk të ndiej, s'të dua!

Dëgjova zemrën time
mbrëmë në mesnatë.
Kur shuhen tingujt
dhe pranë ireales jam.

Dëgjova zemrën...
Komente 0