TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Kjo Histori
Irma Kurti
Kjo Histori

Muzikën e këngës e kompozoi Bruko Broadcast Radio, ndërsa tekstin e shkroi vetë këngëtarja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Kjo histori mes katër muresh,
tashmë ka zënë vend aty.
U bë e zakonshme, rutinë,
bashkë me të dhe vetë ti.

Kërkoj ajër, hap dritaren,
ti ndërkaq e mbyll në çast.
Trembesh nga ngjyrat,
zërat që vijnë nga jashtë.

Midis nesh s'ka emocion.
S'rendin, por shtyhen ditët.
Ti s'e kupton se ndjenja
çdo çast shuhet, venitet.

Mes katër muresh veç TV,
pasion i dëshpëruar, kaq.
Në ajër ka tym duhani,
tek unë ndjenjë shumë pak.

Kjo histori mes katër muresh,
tashmë ka zënë vend aty.
U bë e zakonshme, rutinë,
bashkë me të dhe vetë ti.

Mes katër muresh veç TV,
pasion i dëshpëruar, kaq.
Në ajër ka tym duhani,
tek unë ndjenjë shumë pak.
Komente 0