
Irma Kurti
Me Imazhin Tënd
Me Imazhin Tënd
Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë këngëtarja.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Në breg të detit, hapat i hedh ngadalë,
kokulur, a thua guaskat po numëron.
Për mua s'je një anonim a kalimtar,
por pjesë e shpirtit tim. Jemi grindur
e në çaste vetmie të kam ndjerë larg,
ke qenë dhe ndoshta ende je shkëmbi
apo heroi im. Por sot nuk e di pse më
dukesh tepër i brishtë.
Të shoh në breg të detit, hapat i hedh
lehtë, pa mua përkrah. Plazhi ngjason
me një shkretëtirë. Ulur rri nën çadër,
një ndjesi e çuditshme troket brenda
meje si çukitja e dallëndyshes përmbi
xham. Është dhembshuri apo ndoshta
mall?
Dua të t'marr në përqafim. Me ty s'më
ndan një hap, por më shumë se kaq: një
mal me ndjenjë, grindje të vogla, vetmi,
afrime e largime si në një lojë fëmijësh.
Dhe mbetem aty, me imazhin tënd në sy.
kokulur, a thua guaskat po numëron.
Për mua s'je një anonim a kalimtar,
por pjesë e shpirtit tim. Jemi grindur
e në çaste vetmie të kam ndjerë larg,
ke qenë dhe ndoshta ende je shkëmbi
apo heroi im. Por sot nuk e di pse më
dukesh tepër i brishtë.
Të shoh në breg të detit, hapat i hedh
lehtë, pa mua përkrah. Plazhi ngjason
me një shkretëtirë. Ulur rri nën çadër,
një ndjesi e çuditshme troket brenda
meje si çukitja e dallëndyshes përmbi
xham. Është dhembshuri apo ndoshta
mall?
Dua të t'marr në përqafim. Me ty s'më
ndan një hap, por më shumë se kaq: një
mal me ndjenjë, grindje të vogla, vetmi,
afrime e largime si në një lojë fëmijësh.
Dhe mbetem aty, me imazhin tënd në sy.
- Publikimi: 20/03/2026
- Ora: 18:37
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0