Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Irma Libohova

Vendlindja: Tiranë  
Mosha: 58 Vjeç
Ditëlindja: 14 Prill 1959
Shenja e Horoskopit: Dashi

Këndon kryesisht: E Lehtë Popullore Moderne

Rryma të tjera: Pop

Irma Libohova është një këngëtare shumë e njohur. Irma Libohova, këngëtarja cila jeton tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e saj. Zëri i vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, këngëtarja Irma Libohova, pohon se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo pohon se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj. Në 40 vite karrierë muzikore, ajo pohon se kanë kaluar pa e kuptuar, por thekson se vazhdon akoma punën me shumë vëmendje në çdo projekt muzikor të ri. Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme. Mes tyre veçojmë këngët si: “Zgjodha njeriun” (1983), “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “Dy shoqe ne dhe duhemi si motra” (1988), “Horoskopi” (1991), “Gjethet e shtatorit” (1996), “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike, “Taverna e vjetër”, etj.

» Dërgo Korrigjime »


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  73

  • Irma Libohova ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Irma Libohova »




teksteshqip.com © 2007 - 2017