>
BIOSHQIP
Biografia
Në vitin 2012 me këngën “Për Mëmëdhenë” vetëm 5 vjeçe, hap spektaklin “100 Vjet Muzikë” në Tv Klan.
Në vitin 2014 luan si Kozeta e Vogël në Muzikalin “Të Mjerët” në Tv Klan.
Si dhe pjesëmarrëse në disa Muzikale për fë mijë të organizuara nga QKKF Tiranë, “Rozi dhe kopështi magjik”, etj.
Në vitin 2019, Isea Çili merr pjesë në Voice Kids Albania 3.

Më 29 Shtator 2019 fiton Çmimin e Parë në festivalin e RTSH Junior Eurovision Albania me këngën “Mikja ime Fëmijëri”, Muzika; Sajmir Çili, Teksti; Jorgo Papingji.

Më datë 8 Nëntor 2019, Isea Çili publikon videoklipin "Mikja Ime Fëmijëri" e më pas, merr pjesë në datën 24 Nëntor në Gliwice të Polonisë në JUNIOR EUROVISION 2019 me këtë këngë të kompozuar nga babai i saj Kompozitori dhe KantAutori Sajmir Çili.
DËRGOI:

KATEGORI: