>
LETERSISHQIP

Qameri Te Kam Malle

Se si u ndjeva, me iku fuqia,
u qa toka, iku dheu nen kembet e mia!
Rreshqita n'balte, jo se kishte rene shi,
balte nga gjaku i njerzeve, Qameri!

I ngrir n'vend, s'me dilte ze nga goja,
me vinte n'gryk, por s'munda te qaja,
zemra mu nda nga te rrahurat e saja,
q'me pa syri, trishtim, mu dogj edhe kalaja!

Nje ze, ze i forte bertiste, i trembur therriste,
shkojme vellezer shkojme, perpiqej t'na bindte!
Jo, jo, s'kthej dot shpinen arave, maleve,
Qameris kala, varrezave te t'pareve!

Arat, varret e stergjysherve, luftetareve Qam,
pash t'fundosen, tek digjet e tera, para syve te mi,
pleq, gra e femij, t'qare ne dysh, t'nxjerr te dy sy,
barbaret grek, na vran pas shpine, QAMERI.