>
LETERSISHQIP

Shpjegim Per Librat Besianes Se Vogel

Meqe ti do diçka te grisesh patjeter
Ne biblioteken time,
Po te shpjegoj ç’ka ketu
Keto libra jane shkruar gjate shume e shume vjetesh,
Rresht pas rreshti jane mbushur me a, i, u.

Ja per shembull ky ketu eshte xhaxha Homeri.
Per gjithe ne shkrimtaret ky eshte babazot
Ku i ka syte, jo, s’ia ka ngrene macja,
Por, me sa duket, ajo ç’ka pare ne bote.
Ky mbi kale eshte xhaxha Don Kishoti, vertet i marre,
Po me vone jam i sigurt se per te ti do te qash.