TEKSTESHQIP
Ismet Bexheti - Matan Detit
Ismet Bexheti
Matan Detit

Teksti :: Song Lyrics
Ëëëëm, Ëëëëm, Ëëëëm, Ëëëëm,

Matan detit matan bregut,
Kish fillu hana me dal',
Ish nji djal' porsi bir mbreti,
Me një vajz' po rrin' tu'i qa,
Ish nji djal' porsi bir mbreti,
Me një vajz' po rrin' tu'i qa.

Ëëëëm, Ëëëëm,

Vajza thot' na erdhi fundi,
Prandaj ne duhet me'u nda,
Djali thot' jo zemra ime,
Ti po shkon e une ç'baj,
Djali thot' jo zemra ime,
Ti po shkon e une ç'baj.

Ëëëëm, Ëëëëm,

Por at' dit' kur t'bajsh me shkuee,
Dil n'dritare të shiqoj,
Syt' e zi faqet e kuqe,
Mjeri un' plasa tu'i qa,
Syt' e zi faqet e kuqe,
Mjeri un' plasa tu'i qa,

Ëëëëm, ...

E di se dikur, ftyra jote e njom',
Do të mbushet rrudha plot.
E di dikur, trupi yt filiz,
Do t'mbështetet dridhshëm përmbi shkopin,
Që do t'krijoj' rrudha t'plakuna bashk' me ty.
Por në mua, gjithmon' do t'mbetesh si fytyr' e njom',
Trup-filizja ime,
Un' i verbuari në ty, vetëm përmes shpyrtit tim të shoh,
Vetëm shpyrti kurr' nuk plaket, shpyrti s'plaket kurr'.

Matan detit matan bregut,
Rrez'e hanës ra mbi val',
Nja dy emra e nja dy fjal',
I shkriu vala përmbi zall',
Nja dy emra e nja dy fjal',
I shkriu vala përmbi zall'.

DËRGOI:
Komente 0