TEKSTESHQIP
Biografia
Kompozitori dhe artisti Izet Kallaba, është krijues i mirëfilltë i muzikës së lehtë, i këngëve popullore, i këngëve korale dhe orkestrale. Veprimtaria e tij në muzikëtari, është e gjerë, e thellë, dhe e vlerësuar me çmime të para, të dyta, dhe me mirënjohje e diploma festivalesh.

Izet Kallaba kreu shkollën fillore në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. I nxitur nga frymëzimet për këngën dhe të bukurën, Izeti rend të njoh dhe të prekë të panjohurën e tingujve, dhe të notave. Dua të mësohem të lexoj artin e muzikës drejt dhe pa gabime. Pas Shkollës së Mesme të Muzikës, Izeti regjistrohet në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin, Pedagogji Artistike. Në Sarajevë Izet Kallaba njihet me shumë krijues dhe muzikolog. Bota dramatike e muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore vazhdojnë ta frymëzojnë shpirtin poetik të Izet Kallabës. Ai në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, po edhe në Prishtinë, merr dijet e duhura për këtë art të bukur e drithërues. Izet Kallaba u lind në një familje ku muzika adhurohej shumë. Babai i Izetit, Xhemail Kallaba ishte një këngëtar i mirëfilltë, dhe posedonte një zë të bukur dhe të lartë prej tenori. Jo rrallë më thotë Izeti, fryma që hynte nëpër gjethe më dukej e dukshme. Notat e erës së harlisur nëpër pemë nuk i përcaktoja, por, diçka e pathënë më shpjente tek ajo erë, tek ajo frymë e ajrit në pemë. Rruste më thotë Izeti, trualli ynë i lashtë ia dha gjuhën dhe emrin këtij vendi. Flamurin që mbaj në shtëpi është i njëjtë me atë të Shqipërisë. Të mirat e lirisë dhe të pavarsisë kudo sot ndjehen. Me këtë dua të them se motivet e mia në punë, dhe krijimtari, kanë adresë këtë truall dhe dhe këtë qiell të gjuhës. Arti muzikor dhe estetika e edkukimit në nota dhe tinguj kanë ndikim të fuqishëm në formimin e individit dhe në shijet e tij. Nëpërmjet edukimit dhe formimit artistik kulturohet shpirti dhe hija e jonë. Kopshtet, fushat e gjelbëra, deti i dallgëzuar, përqafimi i së dashurës, sytë e vashave, janë momente frymëzimi për poetë dhe artistë të muzikës. Muzika shprehet Izeti, është e vjetër sa vetë jeta. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Prishtinës, Izet Kallaba veprimtarinë edukativo arsimore e fillon në shkollën fillore në Bresalc, në vitin 1969. Pas Basalcit, në vitin 1973 punësohet profesor i Muzikës në Gjimnazin „9 Maji" në Dardanë. Mirëpo, thirrja për ushtri Izetit, ia ndal hovin e frymëzimeve. Pas mbarimit të ushtrisë, Izet Kallaba, veprimtarinë e tij arsimore e fillon në vitin 1975, në Gjimnazin, „ Zenel Hajdini" në Gjilan. Në Gjimnaz Izeti do mbetet deri në vitin 1980. Prej vitit 1980 deri në vitin 2009, Izeti në Gjilan, ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Muzikës. Në këtë periudhë veprimtaria e tij artistike me nxënës dhe solist shënon suksese të jashtëzakonshme. Në atë kohë të vlimeve të mëdha në Kosovë, Izet Kallaba, me nxënësit e tij në formacionet korale dhe orkestrale të tij, nderohet me çmimin e „Talentëve të Kosovës". Në „Akordet e Kosovës" të vitit 1984, me kompozimin „Vallja e luleve" Izeti, rrëmben vendin e parë. Ndërsa në festivalin „Gjakova 83", rrëmben vendin e dytë, me këngën „Vajzat heqin valle". Në këtë ese të shkurtër, për Izetin dhe nxënësit e tij mbeten pa u shënuar me dhjetëra shpërblime, mirënjohje e diploma suksesi. Izet Kallaba është punëtor i palodhshëm. Ai prej vitit 2000, deri në vitin 2003 ishte drejtor i Shkollës Fillore të Muzikës në Gjilan. Ndërsa prej Korrikut të vitit 2003, drejtor i Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan. Vlen të theksohet se Izet Kallaba është njëri nga themeluesit e „Flakës së Janarit". Krijimtaria muzikore e artistike e Izet Kallabës është vlerësuar nëpër Festivale.

Krijimtaria muzikore e artistike e Izet Kallabës, nuk mbaron këtu. Izet Kallaba e njeh mirë artin e muzikës. Këngët e komponuara nga Izeti janë shumë poetike. Art i bërë nga Izet Kallaba ndihmon shumë zhvillimet kulturore në Kosovë e më gjerë. Ky krijues i muzikës popullore dhe të lehtë, dhe këngëve korale dhe orkestrale, përmes kompozimit, manifestimit dhe formës, mishëron realitetin që e jetojmë. Këngët e komponuara nga Izet Kallaba jo rrallë provokojnë emocione të forta estetike. Arti në vetvete më thotë Izeti, ka kuptimin e së bukurës. Asnjë frymëzim në mua nuk më shpëton pa e shënuar. Në tërë këtë krijimtari gruaja dhe fëmijët janë të mrekullueshmit e mi. Bashkëshortja ime, Safetja, është shumë meritore për shëndetin dhe suksesin e pesë fëmijëve. Safetja është edukatore e diplomuar, nënë shembullore, jeton për mrekulli me fëmijët muzikantë, dhe burrin muzikant. Vajza e madhe, Mrika, ka kryer Shkollën fillore të Muzikës, seksioni i pianofortes ,Gjimnazin e shkencave, dhe është duke vazhduar studimet muzikore pedagogjike në Pensilvani të SHBA-ve. Albulena, vajza e dytë, është muzikante e mirëfilltë, ka kryer shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, me sukses shembullor dhe është shpallur violinistja më e dalluar. Dy vite ajo studioi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dega e muzikës, kusre tani ndjek mësimet për violinë në Pensilvani të SHBA-ve. Arta Kallaba, vajza e tretë me radhë e babait dhe e mamit, kreu Shkollën Fillore të Muzikës, drejtimi Instrumental për Violinë, ndërsa Gjimnazin, drejtimi shkencor. Paralel me gjimnazin, ajo vijoi edhe orët e solokenmidit per 4 vite me radhë. Arta i kreu Studimet në Akademinë e Arteve për Regji në Teatër, me shumë sukses. Tani është në përfundim të magjistraturës për regji. Hana Kallaba, ëmbëlsira e familjes, shkollën fillore dhe të mesme të muzikës i kreu me shumë sukses në Gjilan. Është studente në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega e Muzikës së Përgjithshme dhe është pjesë e korit professional të muzikës moderne në Prishtinë. Ajo gjithashtu studion edhe degën tjetër të muzikës,.. në Shkup. Korabi, floriri i të gjithë neve, Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës i kreu në Gjilan. Mori pjesë në gara ndërkombëtare për Kitarë dhe u nderua me diplomë, në disa festivale për fëmijë, me kompozimet e mia. Korabi kohët e fundit merr pjesë edhe me kompozime personale. Ai, tani është student në Akademinë e arteve në Prishtinë, dhe mësimdhënës i Kitarës në Shkollën e Muzikës në Gjilan. Një familje vërtet artistësh të muzikës dhe artit. Krijimtaria muzikore e Izet Kallabës është krijimtari e krijuar me kujdes të veçantë në hulumtimin e motiveve të mirëfillta artistike. Bashkëpunimi i tij me poetë dhe me tekste të mirëfillta poetike bën që veprat e Izet Kallabës të rrëmbejnë
Komente 0