TEKSTESHQIP
Biografia
Rony lindi më 10 gusht 2006. Pasioni i tij për muzikën nisi që në moshën 6-vjeçare, duke qenë një fans i madh i rap-it dhe hip-hop-it. Në moshën 14-vjeçare, ai filloi të shkruante tekstet e tij muzikore, duke ndërtuar gradualisht stilin e tij unik.

Zhanri që preferon më shumë është Trap, por as Hip-Hop-in nuk e lë pas dore. Disa nga këngët e tij më të njohura deri më tani janë “Mahall” dhe “Lart”. Ai ka bashkëpunuar me artistin Yung DNA dhe ka projekte të tjera muzikore në bashkëpunim, të cilat do të publikohen së shpejti.

Sa i përket frymëzimit, ai e gjen atë te shokët, familjarët, por mbi të gjitha te vetja. Tekstet i shkruan 100% vetë, ndërsa për meloditë punon si individualisht, ashtu edhe me ndihmën e të tjerëve, duke pasur aftësinë për t’i krijuar edhe vetë.

Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij deri tani ka qenë performanca e tij e parë. Duke e marrë muzikën shumë seriozisht, Rony synon ta çojë më tej këtë rrugëtim përmes podcasteve, intervistave, muzikës, vlogeve dhe performancave live. Aktualisht, ai po punon për hapjen e një studioje muzikore me shqiptarë në New York, ndërsa ka në plan edhe një rikthim në Shqipëri për të hapur një tjetër studio në qytetin e tij.

Kontribuan: