TEKSTESHQIP
Biografia
James Blunt është një artist i njohur ndërkombëtarisht me shumë miliona shitje, i njohur për performancat e tij të fuqishme, zërin e veçantë dhe aftësinë për të krijuar këngë melodike dhe bashkëkohore pop.

James Blunt ( lindur si; James Hillier-Blount) është një këngëtar britanik. U lind më 22 shkurt 1974 në Tidworth, Wiltshire të Britanisë së Madhe. Muzika e tij është një mix stilesh prej muzikës rok akustike, xhaz dhe asaj pop. Përkrah të kënduarit ai luan edhe instrumente të ndryshme si kitarën, pianon, organon, etj.

Blunt u rrit si djalë i një oficeri britanik në Soest. Para se të marrë rrugën e muzikës ai ishte oficer në ushtrinë britanike dhe shërbeu për 4 vite në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Ai gjithashtu mori pjesë më 9 prill 2002 në funeralin e Queen Mum (Nëna e mbretëreshës aktuale të Britanisë), ku ai mbajti arkivolin e saj.

Blunt u bë i njohur në pranverë të 2005-ës me albumin e parë të tij “Back To Bedlam” së pari në Britani të Madhe e më pas në tërë Evropën. Ai ka fituar me këtë album çmime të ndryshme si në: “MTV Europe Music Awards 2005”, “NRJ Music Awards “, “Brit Award”.

Katalogu i tij përfshin "Back to Bedlam" të vitit 2004, i cili u bë një nga albumet më të shitur të Noughties, si dhe albumet All The Lost Souls, Some Kind Of Trouble, Moon Landing, The Afterlove dhe Once Upon A Mind, të cilat kanë sjellë hite të tilla si "You're Beautiful", "MyGen" '1973', 'Stay The Night', 'Bonfire Heart' dhe 'Monsters
Komente 0