>
LETERSISHQIP

Pyka

Kjo pune me sa duket na ishte keshtu ...
Na ishte nje pyke qe cante nje dru
na ish dhe varreja qe i binte ne koke
por trungu nuk cahej, kjo ishte e kote
Ka thirrur kjo pyka sa eshte alarmuar
ka pare sa thelle sa brenda ka shkuar
-Po mjaft o varre, kam frike u cmenda
keshtu si shtyn ti, rrezik mbetem brenda.
Pushoi varreja e la per pak dhunen
Psheretiu trungu se e dinte punen .
- Po mua pse te dy me dhunuat
e fundi i fundit cfare gjeje fituat?
E humbet me kot kte alamet pyke
se une kaq fort e kam kapur per gryke
sa se leshoj per qamet
dhe presion te me beni te me jepni ryshfet.
Kjo pyke do te dale kur te kalbem une
at´her kjo juve s´ju hyn me ne pune .
Se burgu ku e futet e rraset ju vete
ka nje te mire, por ka nje te mete
Ke futni ne burg e beni hero
dhe fajin ja lini nje trungu cfaredo
Pastaj me kot beni sikur e shpetoni
sepse lani duart dhe shpejt e harroni ...

Më shumë nga Jani Duri