Biografia
Në moshën 11 vjeçare merr pjesë në festivalin mbarë kombëtarë të fëmijëve me këngën "Tre piktura në një Fletë" kompozuar nga Zef Çoba dhe vitin pasardhës po në këtë festival paraqitet me këngën "Nënë të thërrasin ". Gjatë këtyre viteve është vlerësuar me cmime të para dytë dhe tretë. Jasemin njihet dhe për interpretimin e këngës popullore ku vlerësohet me cmim të parë në festivalin mbarëkombëtare te interpretuesve në Durrës.
Jasemina në vitet 2024 -2025 merr pjesë me trupën teatrale me Muzical Matilda në rolin kryesor dhe përfaqësohet në Festivalin mbarë kombëtar të teatrit në Berat dhe në festivalin ndërkombëtar të gjuhës shqipe të zhvilluar në Zagreb, Kroaci ku në të dy festivalet vlerësohet me cmim të parë si aktorja më e mirë protagoniste.
Jasemin është e pasionuar dhe pas pianos ku fillon kurse pianoje në moshën 6 vjeçare. Në moshën 13 vjeçare merr pjesë në XFactor Kids, të zhvilluar nga TV Klan.