
Jehona Labe
C'më Ka Marrë Malli Rëndë
C'më Ka Marrë Malli Rëndë
Teksti :: Song Lyrics
E ç’më ka marrë malli rëndë
për një stan në korije
të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
të ulem dhe unë në hije
E rrugën le ta bëj në këmbë
të pij ujë rrëzë një lajthije
të kërrit mallin në hënë
të më lagë vesa që bie
E të vë kopenë në shtrungë
një nga një t’i shkoj tespije
të mbushen vedrat me shkumë
shkumë e deles me aq shije
E me barinjtë të marr një këngë
dhe curlës ëmbël t’i bie
të vesh gunën pa mëngë
të ngarkoj mushkën me zile
E ç’më ka marrë malli rëndë
rëndë ç’më ka marrë malli
për një stan e për një tëndë
për çikat që nxjerr stërralli
për një stan në korije
të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
të ulem dhe unë në hije
E rrugën le ta bëj në këmbë
të pij ujë rrëzë një lajthije
të kërrit mallin në hënë
të më lagë vesa që bie
E të vë kopenë në shtrungë
një nga një t’i shkoj tespije
të mbushen vedrat me shkumë
shkumë e deles me aq shije
E me barinjtë të marr një këngë
dhe curlës ëmbël t’i bie
të vesh gunën pa mëngë
të ngarkoj mushkën me zile
E ç’më ka marrë malli rëndë
rëndë ç’më ka marrë malli
për një stan e për një tëndë
për çikat që nxjerr stërralli
- Publikimi: 14/01/2011
- Ora: 22:05
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0