>
BIOSHQIP
Biografia
Muzika e Jericho-s është një shkrirje midis rock, alternative, elektronikë dhe muzikës tradicionale etnike shqiptare,karakteristikë për rajonin e Kosovës dhe Shqipërinë e veriut. Jericho është një grup shqiptar, kosovar nga Prishtina, i formuar në vitin 1997. Antarët e grupit jane: Petrit Çarkaxhiu - Vocal & Rhythm Guitar, Leonard Canhasi - Solo Guitar, Suad Jamini - Bass Guitar dhe Visar Rexha - Drums. Përveç instrumenteve standarde rock, ata gjithashtu përdorin instrumentet orientale që janë gjetur në muzikën tradicionale shqiptare, të tilla si "tupan", "kavall" dhe "zurna". Tekstet e këngëve përgjithësisht janë të shkruara në dialektin gegë,që flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, e përdorur edhe shumë shpesh në poezitë epike shqiptare. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.

Në vitin 1998, Jericho publikojnë albumin "Jericho Walls Ep".

Në vitin 2002, Jericho publikojnë albumin "Perendim A Lindje?".

Në Qershor 2003, Jericho marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Zgjohu".

Në Qershor 2005, Jericho marrin pjesë në VFM 2005 me këngën "Tomlin E Nanes".

Në Maj 2010, Jericho marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën "Shkaba".

Më datë 5 Maj 2011, Jericho publikojnë videoklipin "Kanga Jonë". Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 22 Nëntor 2012, Jericho publikojnë videoklipin "Nentor I Ftohte". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 14 Qershor 2014, Jericho publikojnë videoklipin "Albanian Rhapsody". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 5 Maj 2016, Jericho publikojnë videoklipin "Kanga E Ashikëve". Muzika e këngës u punua nga Petrit Çarkaxhiu, teksti u shkrua nga Petrit Çarkaxhiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Jericho. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 21 Mars 2019, Jericho publikojnë videoklipin "Ëndërr E Prerë". Muzikën e këngës e ka bërë vetë frontmeni Petrit Çarkaxhiu, orkestrimin Trimor Dhomi, ndërsa vargjet janë nga poezia e Dritëro Agollit. Në videon e këngës mund ta shohim edhe aktorin prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projekti muzikor.

Në Maj 2019, Jericho marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Kanga E Ashikëve".

Më datë 7 Maj 2022, Jericho publikojnë videoklipin "Në Garë Për Qeveri". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petrit Çarkaxhiu.

Më datë 29 Qershor 2023, Jericho publikojnë videoklipin "Ali Pasha I Janinës".
DËRGOI: