>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Fillimi im në skenën muzikore ka qenë në moshën 5 vjeçare në koncerte dhe festivale për fëmijë. Gjithashtu kam qenë pjesëmarrëse në shumë aktivitete kulturore. Në moshën 10 deri 14 vjeçare kam studjuar për mandolinë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë transferimi im për Tiranë me familjen time, ku jeta atje do të ishte një periudhë e vështirë për mua dhe familjen time. Kjo për arsye se Tirana ishte qytet i madh për tu amjentuar dhe për të zënë shoqëri të reja.

Në vitin 2001 kam marrë pjesë në festivalin e pranverës dhe pas disa muajsh kam nisur pregatitjet e albumit tim të parë në studion "FAF" të punuar nga Fabian Asllani. Në 2002 doli ky album i titulluar "Mashkull i hutuar". Në këtë album kishte dy videoklipe. E para ishte një baladë me titull "Pres që të kthehesh" e xhiruar në studion e BBF, ndërsa e dyta ishte kënga me ritme amerikano latine "Mashkull i hutuar" i xhiruar në Prishtinë me produksionin "Bravo". Kënga "Mashkull i hutuar" më hapi dyert për njohjen time me publikun dhe koncertet që i kisha me rradhë në Shqipëri sidomos Maqedoni dhe Kosovë. Gjatë kësaj kohe unë kam marrë pjesë në disa festivale: si Top Fest, Nota Fest dhe Poli Fest. Ku në këtë të fundit kam marrë një çmim interpretues. Në vitin 2005 nxorra një videoklip të ri me titull "Vetëm me ty" i kompozuar nga Gramoz Kozeli dhe tekst të Gjergj Jorgaqit. Mund të them që kjo këngë është pritur mirë nga publiku shqiptar.

Në vitin 2006 në Janar doli dhe albumi im i dytë i titulluar "Provokimet" gjithashtu dhe videoklipi i ri i titulluar po prap "Provokimet". Kjo këngë më bëri shumë të njohur dhe të dashur për publikun, sepse kjo këngë kishte tekst dhe një muzikë të goditur për rininë tonë. Teksti është shkruar nga tekstshkruesi më i mirë i Maqedonisë Avni Qaili dhe kompozimi nga Darko. Albumi im i dytë mund të them se pati shumë sukses nga i prai dhe këtë gjë e treguan koncertet dhe aktivitetet e shumta.

Në vitin 2002, Jeta Faqolli publikon albumin "Mashkull I Hutuar".

Në Qershor 2004, Jeta Faqolli merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Pendimi".

Në Qershor 2005, Jeta Faqolli & Gramoz Kozeli marrin pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Harroje Emrin Tim".

Në Nëntor 2005, Jeta Faqolli merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Me Vjen Keq".

Në Prill 2005, Jeta Faqolli merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Me Vjen Keq".

Në Prill 2006, Jeta Faqolli merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Cfare".

Në Nëntor 2006, Jeta Faqolli merr pjesë në Nota Fest 2006 me këngën "Jeta".

Në Nëntor 2006, Jeta Faqolli merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Shikimet".

Në vitin 2006, Jeta Faqolli publikon albumin "Provokimet".

Në Maj 2007, Jeta Faqolli merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "S'mund Te Fal".

Në Maj 2008, Jeta Faqolli merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "S'mund Te Te Urrej".

Në Dhjetor 2008, Jeta Faqolli merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Aman Derman".

Në Nëntor 2009, Jeta Faqolli merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Nje Here Ne Jave".

Në Nëntor 2009, Jeta Faqolli merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Shko".

Në Qershor 2011, Jeta Faqolli merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Dua Te Ta Fal".

Më datë 6 Dhjetor 2011, Jeta Faqolli & Deep System publikojnë videoklipin "It's Time".

Në vitin 2011, Jeta Faqolli publikon albumin "Pop Corn".

Në Maj 2012, Jeta Faqolli & Kelly marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Vetem Jeto".

Më datë 30 Dhjetor 2014, Jeta Faqolli publikon videoklipin "Party Girl". Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Jeta Faqolli merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Më datë 13 Janar 2016, Jeta Faqolli publikon videoklipin "Një Zemër". Me këtë këngë, Jeta Faqolli merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.

Më datë 30 Korrik 2016, Jeta Faqolli publikon videoklipin "Lojrat Qe Ben Ti".

Më datë 19 Tetor 2018, Jeta Faqolli & Kastro Zizo publikojnë videoklipin "Bashke". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli.

Më datë 9 Korrik 2019, Jeta Faqolli publikon videoklipin "Mos Ma Tesh". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
KATEGORI: