TEKSTESHQIP
Jetmir Kanani - Paranojak
Jetmir Kanani
Paranojak

Këngën e punoi Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa instrumentalja e këngës dhe produksioni në studio është përshtatur nga Alandy.
 A mund të na zbuloni se sa paranojakë ju bën një puthje? Kënga “Paranojak” përmban revoltën e brendshme të këngëtarit, përballë një dashurie të venitur.
Teksti :: Song Lyrics
Alteroj, alteroj
nëpër notat që në pentagram, jo jo si lexon
Arrestoj, arrestoj
Veten time se kam bërë mëkat,
Ty të dashuroj
Lartësoj, lartësoj
Dikë tjetër para vetes
E di, gabim bëj,
Po shkelmoj, të ekzistoj
S'kam fuqi më, Lamtumirë!

Lashë në xham një mesazh,
Të të zhduk nga ky peizazh,
Sot të kam veç imazh,
Një pikturë në garazh.

Vrava, dashurinë e vrava dhe e shava
N'pranga, më lidhni në pranga më e pakta,
M'vjen të qesh, po e shijoj unë këtë moment,
Nga ty u ndava.
Vrava, dashurinë e vrava dhe e qava

Më lër të t'prek unë pak, zemër m'lër të t'prek unë pak,
Jo nuk jam dështak, as nuk jam unë burracak,
Se t'kam dash ty xhan,
Shpirtin e kam bo unë gjak,
Është e fundit natë,
Jo nuk jam paranojak,
Sa m'ke dërrmu, ti m'ke nënvlerësu,
E na ke mallku.

Lashë në xham një mesazh,
Të të zhduk mga ky peizazh,
Sot të kam veç imazh,
Një pikturë në garazh.

Vrava, dashurinë e vrava dhe e shava,
N'pranga, më lidhni në pranga më e pakta,
M'vjen të qesh, po e shijoj unë këtë moment,
Nga ty u ndava,
Vrava, dashurinë e vrava dhe e shava,
N'pranga, më lidhni në pranga më e pakta,
M'vjen të qesh, po e shijoj unë këtë moment, nga ty u ndava
Vrava, dashurinë e vrava dhe e qava.
oh oh oh

DËRGOI:
Komente 0