>
BIOSHQIP
Biografia
Jeton Kelmendi, poet, dramaturg përkthyes letrar, analist politik, profesor universitar, akademik dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB – Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Masterin e dytë e mbaroj për diplomaci, ndërsa doktoratën për politikat e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e medies te këto politika. Ai është profesor në Universitetin AAB në Prishtinë. Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare dhe sigurinë. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 37 gjuhë të huaja, u botuan në shumë antologji ndërkombëtare dhe revista të ndryshme, duke bërë kështu të jetë poeti më i përkthyer dhe poeti shqiptar që ka marrë më se shumti çmime ndërkombëtare. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare është thënë nga kritika letrare. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Prishtinë dhe në Bruksel.

Tituj të veprave

1. Shekulli i Premtimeve,1999, poezi
2. Përtej Heshtjes,2002, poezi
3. Në qoftë mesditë,2004, poezi
4. Më fal pak Atdhe,2005, poezi
5. Ku shkojnë ardhjet,2007, poezi
6. Erdhe për gjurmë të erës, 2008, poezi
7. Koha kur të ketë kohë, 2009, poezi
8. Rrugëtimi i mendimeve, 2010,poezi
9. Pagëzimi i shpirtit, 2013, poezi
10. Thërras gjërat e harruara 2013 poezi

Drama:

1. Zonja Fjalë,2007, dramë
2. Lojë dhe kundërlojë, 2011, dramë

Shkenca politike:

1. EU mission in Kosova after its independence, 2010, politikë SHBA
2. Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë
3. Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë
4. Ndikimi i medieve në politikat e sigurisë në BE 2016, Politikë

Libra në gjuhë tjera

1. Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
2. Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.
3. Dame parol/drama; botuar në Francë, 2011
4. COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011
5. ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010
6. Wie wollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011
7. Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011
8. A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil
9. How to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010
10. Frau wort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012
11. “فواصل للحذف ” (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012
12. НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012
13. в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës) Rusi 2013
14. Pensamientos del Alma (Mendimet e Shpirtit) Spanje 2014
15. Xewnên di dîwêr de (Duhet ditur te duash) Kurdistan-Siri 2015
16. Com Retrobar-Se (Si me dashte) Kataloni 2015
17. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si ta takosh vetveten) Argjentine 2015
18. PRESCURTAREA DEPĂRTĂRILOR (Shkurtimi I largesive), Rumani 2016
19. Սկիզբը լուռ է միշտ (Fillimi është gjithmonë i heshtur), Armeni 2015
20. Xewnên di dîwêr de (How to love) poezi Kudristan-Turkey 2015
21. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si me dashtë) poetry Argentina 2015
22. Com Retrobar-Se (Si me dashtë) poetry Catalonia 2015
23. Prescurtarea departarilor (Shkurtimi i distancave), poezi Romania, 2016
24. Rănile cuvântului (Plagët e fjalës) poezi Moldavia 2018
25. 思想狩獵愛 (Mendimet gjuajnë fjalët) poezi Taiwan 2018.
26. wybrane wiersze (Poezi të zgjedhura) Poezi në polonisht, Polani 2018.
27. ДИВЉА ЋУТАЊА (Heshtje e egër) poezi Serbisht, Serbi 2018.
28. Daba Ljubavi (Eatg of love) Malazezisht, poezi Mali i Zi 2018.
29. Düsünceye götüren misralar (Si të te njoh) poezi Turqisht Turqi 2018.
30. Cудбински простор (hapësira e fatit), poezi Maqedonisht Maqedoni 2018.
31. Tra realtà e sogno (Mes realitetit dhe ëndrrēs) Itali 2019.
32. Čas ljubezni (Qaste dashurie) Slloveni, 2019.
33. Savaş zamaninda eşq (Dashuri në kohë lufte) Azerbajxhan 2019.
34. Antidrom (Kunderëndërr) Norvegji poezi 2019.
35. L’età mitica (Kohë mitike), poezi Itali 2019.
36. L’ÂGE MYTHIQUE (Kohë mitike) poezi Francë 2020.

Libra të përkthyer nga Jeton Kelmendi:

1. Plagët e Bukurisë – Athanase Vantchev de Thracy, bashkëpërkthyes me Gjovalin Kola nga gjuha frënge
2. Hijet e dritës – Skënder Sherifi, përktheu nga frëngjishtja
3. Gjuha e Botës – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
4. E di kush je – Erling Kittelsen, përkthim nga anglishtja
5. Sheshi i shikimeve – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
6. Vetmia e erës nga Bill Wolak, përkthim nga origjinali Anglishtja.
7. Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska, Poland, Përkthyer nga Anglishtja.
8. Tingujt e Mendimeve nga Lee Kuei-shien, Taiwan. Përkthyer nga Anglishtja.
9. Emrimi i gjërave nga Zhang Zhi Diablo (kinë), Përkthyer nga Anglishtja.
10. Kam mësuar ca gjëra nga Ataol Behramoglu. Përkthyer nga Anglishtja.
11. Pakti Im Testament nga Ernesto Kahan (NOBELIST), përkthyer nga Anglishtja.
12. Destinacioni nga Fernando Rendon (Kandidat NOBEL), përkthyer nga Anglishtja.
13. Amplituda e probabiliteteve nga Laura Garavaglia, pêrkthyer nga Anglishtja dhe Frëngjishtja.
14. Rreth dy botëve, nga Maria Miraglia, përkthyer nga Anglishtja.
15. Regjister i shkruar nga domethënia nga Tendai Rinos Mwanaka, përkthyer nga Anglishtja.

Çmime ndërkombëtare dhe kombëtare

1) Doctor Honoris Causa nga Instituti i Studimeve Ukrainiane dhe Kaukazit, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, 2012.
2) Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nacional Del Este, Paraguaj, 2017
3) Çmimi i madh ndërkombëtar “Solenzara” Paris” 2010
4) Çmimi Ndërkombëtar “Nikolaj Gogol Triumf”, Ukraine 2013
5) Çmimi Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”, Greqi 2O13
6) Çmimi Ndërkombëtar “World Poetry” Bosnje dhe Hercegovinë 2013
7) Çmimi Ndërkombëtar “Përkthyes i vitit” Kinë 2013
8) Çmimi Ndërkombëtar “Ludwig Nobel” Udmurtu Rusi 2014
9) Çmimi Ndërkombëtar “Naji Naman” Liban 2014
10) Çmimi kombëtar Mitingu i Poezisë “Din Mehmeti” – Gjakovë 2011
11) Çmimi Kombëtar “Nënë Tereza” për ndërkombëtarizimin e letërsisë shqiptare Gjakovë- Kosovë 2014.
12) Çmimi Ndërkombëtar “Mihai Eminescu”, Kraiovë – Rumani 2016.
13) Çmimi Ndërkombëtar “Poet i viti 2016” Fondacioni Nderkombetar Softly.
14) Çmimi Ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, Fondacioni për paqe, World Institute for Peace, Nigeri 2017.
15) Çmimi Ndërkombëtar “World Icon of Peace”, nga Instititi Ndërkombëtar i Paqes, Nigeri, 2017.
16) Çmimi Ndërkombëtar “World Literature”, in Kazakhstan, 2017.
17) Çmimi Ndërkombëtar “Poet i vitit” nga Akademia e Shkencave, Arteve dhe Leterësisë Evropiane, Paris Francë, 2018.
18) International Prize “Prize of the Academy”, European Academy of Arts, Sciences and Literture, Paris 2018.
19) Çmimi “Matthew Arnold Award”, Indi 2018.
20) Çmimi Pablo Neruda, Itali, 2019.
21) Çmimi ndërkombëtar “Special Ganadores del concurso”, Bolivi 2019.
22) World Big Name in Literature, 2020 Mongolia

Anëtar i organizatave ndërkombëtare

1. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Salsburg
2. Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
3. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris
4. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, Kiev
5. Anëtar i PEN Qendrës së Belgjikës, Belgjikë Bruksel
6. Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu”, Rumani.
7. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Euroazisë, Turqi.

MENDIME SHKURT PER JETON KELMENDIN

Kelmendi është neo-modernist në strukturën formale të këtyre poezive. Ai iu jep atyre fuqi të jashtëzakonshme, që e godasin ndërgjegjen njerëzore dhe zgjerohet me përsëritje metaforike dhe e bën këtë me një kapacitet mbresëlënës për sintezë. Poezia e tij duket e bukur dhe pushtuese, si ajo e poetëve madhështorë. Emri i këtij autori do të jetë midis poetëve më të rëndësishëm të shekullit 21.

Prof Emeritus Erneso Kahan

Nobelis pë paqe 1985

​Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi ka këtë lloj të shprehjes. Në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes. Dashuria e tij përfshin dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, të afërmve dhe miqve.

Prof. Dr. Lee Kuei-shien(Tajvan)
Kandidat NOBEL për letërsi

Jeton Kelmendi ka një personalitet të pasur, interesat e tij janë të shumëfishta dhe si pasojë poezia e tij është e mbushur, aq sa ndonjëherë ke përshtypjen që kemi të bëjmë me magjinë e një kamionçine me zjarr që kalon fushat e rrugët e përhap zjarr në të gjitha drejtimet. Është mjaft bukur kur Jetoni prek ezoterizmin pa u ngopur nga hijeshia e së pa parashikueshmes; shumë bukur kur vena e tij surreale gjen shifrën e përshtatshme për të treguar pastërtinë e fantazisë së tij dhe e vendos brenda qarqeve të shkurtra aderimet ideale, fermentet e shpirtit, dëshirat.

Dante Maffia, Itali

Jeton Kelmendi është një poet i dëshirës, dashurisë dhe shpresës së vazhdueshme.

Njerëzit dhe gjërat që ai i ka dashur më shumë, ai i ka humbur dhe dëshiron shumë për to aq shumë saqë ato depërtojnë në ëndrrat e tij.

Craig Czury Soncino, ShBA

Po ti analizojmë poemat dhe veprat e tjera të, ta zëmë teatrin e Jeton Kelmendit. Gjithë problematika e veprës së tij rrotullohet rreth dashurisë në dimensione të ndryshme. Militanti, luftaraku, biri, dashnori, të gjithë humbin, të gjithë gama e njerëzve të dashuruar na shfaqet nëpërmjet forcës së vargjeve të tij. Jeton Kelmendi na vë në dukje se sensibiliteti dhe empatia janë të parat dhe më të rëndësishmet armë të njeriut, ato që mundësojnë të arrihet shpirti, të preket.

Athanase Vantchev de Thracy, Francë

I ndodhur në pragun e maturitetit të tij artistik, Jeton Kelmendi e ka pasuruar poezinë e Europës (aq egoiste dhe globalizuese), me vargun e tij jashtëzakonisht të gdhendur e të latuar (porsi një diamant i çmuar), me meditimet e tij interogative për destinin e njeriut dhe të planetit, duke e aureoluar dashurinë, emocionin dhe të bukurën që gjendet në çdonjërin prej nesh, në kohën kur duhej të vijë poeti dhe t’i nxjerrë në dritë, nëpërmjet fjalëve të lindura madje nga mishi e gjaku i tij.

Ion Deaconescu, Rumani

Jeton Kelmendi në orën aktuale është poeti më i përkthyer shqiptar në gjuhë të huaja. Ai buzëqesh me gojën e të tjerëve, qan me lotët e të tjerëve, poezia e tij duke lënë përshtypjen se i drejtohet gjithmonë njërit lexues, ç’prej se ekziston bota, apo ç’prej tani e më shumë shekuj, për t’i folur botës për kohën e tij, për përjetimet e tij, për të dashurën e tij.

Nicolae Dabija, Moldavi

Ai na çon në një vizion të veçantë që dëshirojmë si dëshirë për dëshirë, një formë zbrazjeje të dëshirës që është e paaftë për të përmbushur ose formuar ndonjë objekt, që na vë në rrugën e një të padefinuar përtej ku na pret ardhmëria.

Gustavo Vega Mansilla, Spanjë

Jeton Kelmendi është një poet bashkëkohor Shqiptar, shumë i njohur dhe prolifik në median letrare dhe të shkruar në Evropë, ndaj këtë mendim për të e bindur se vepra e ti është kapitale për poezinë në përgjithësi.

Susana Roberts, Argjentinë

Ai mund të ketë një nostalgji të jashtëzakonshme për këtë atdhe në një botë kundërshtimesh ku dashuria e madhe qëndron kundër një lufte që udhëhiqet nga frika dhe nevoja për kontroll, çdo gjë që donë të shuaj identitetin, e kuptuar si këndvështrim, vendndodhje. Jeton Kelmendi ka tipare alegorike dhe fokuson në ngjarje apo një takim specifik pa u ndalur tek lokalja apo universalja.

Erling Kittelsen, Norvegji

Kjo poezi është e trashë me ndjenja, por kontrollohet nga mendimet. Saktësishtë e thënë kështu sepse protagonisti planifikoi gjithçka që ai dëshiron të bëjë. Ai e kuptoi që flet pak, sepse situatat kërkojnë që ai të jetë i tillë. Poezitë e Jeton Kelmendit janë artistike dhe kanë tërheqje për shkak të stilit të tij me thjeshtësi për t’i thënë gjërat e mëdha.

Prof. Rahman Shaari, Malaizi