>
LETERSISHQIP

Dilë Prej Vetës, Emigro

Guximi për t’i besuar ndjenjës
e mund frikën

ndjenja është guxim i besimit në njeriun
e tërë ngjarja zhvillohet mbi ndjenja
dhe besim s’mund të mos kesh
në dashuri, kur ligjëron mendja, arsyeja

edhe besimi, edhe guximi pushtojnë
së paku kohën e gjërave në ardhje
ose bëhem vet ngjarja
që duhet të ndodh siç është më së miri
përndryshe ke dal prej vetës
ke emigruar
atje ku s’të sheh askush
as besimi, as guximi
nuk munden nga frika
por të fort nga fuqia e dashurisë
shkojnë e bëhen ngjarje shpirti
se vetëm me shpirt ndodhin
gjërat e bukura.

ngjarja vazhdon
në aktin tjetër të jetës.