>
LETERSISHQIP

Heret Në Gjumin E Zgjuarjeve

Të nesërmes nuk i besohet sot
për të djeshmen s’di ç’të them
në gjithë këtë dilemë ç’të bëjë, ëndërr
më zgjo nga gjumi i zgjuarjeve.

Sa thellësia e oqeanit, pamja e syrit,
një dëshirë u ngul në kohë
ju fjalë dashurie kah po shkoni
përplot kuptim, si jeta me mision.

Në cilin stacion zbret fati
do ta formoj heshtja kuptimin!
Guxim më jep edhe pak shpresë
ta njoh fuqinë tënde
si i rritet qejfit lakmia.

Rrugë të pakalueshme i kam mendimet
ti egoja ime, a po më hap rrugë
të vetja ime të mbërrijë
të ulem në krye të kujtesës.

E nesërmja më mbërriti, të pres
herët zgjohen fjetjet
kohë mbërritje, në kohën e duhur
karantinë, s’je veç një mbyllje më.

Prishtinë, 28 mars 2020. Karantinë në shtëpinë time, si gjithë të tjerët.