Para (Shikim)
Parashikoj të kaluarën
sikur
të kisha qenë ylber
kudo kisha rënë
dhe e kisha stolisur me ngjyra
jetën
mbase, edhe dita do më kishte
lakmi
për natën
as që do çaja kokën
thjeshtë të gjithë do më donin
paramendoj diçka tjetër
po sikur
të isha e shkuar
shumë-kush do ishte mburrur
në mua
mbase
ndokush edhe kish me m’sha
por jo
në vetën e pare
unë do të isha kryesisht i
admiruar
paramendoj
sikur
të jem e ardhmja
kushdo mund të më urrente,
asnjëri
secili do e gjente vetën në mua
e çfarë të them
parashikimet, sikur paramendimet
mbetën vetëm ashtu pra
unë jam ky që shihet
nuk parashikohem
bëjë kohë
ç’të duash me të
falë të qoftë.
sikur
të kisha qenë ylber
kudo kisha rënë
dhe e kisha stolisur me ngjyra
jetën
mbase, edhe dita do më kishte
lakmi
për natën
as që do çaja kokën
thjeshtë të gjithë do më donin
paramendoj diçka tjetër
po sikur
të isha e shkuar
shumë-kush do ishte mburrur
në mua
mbase
ndokush edhe kish me m’sha
por jo
në vetën e pare
unë do të isha kryesisht i
admiruar
paramendoj
sikur
të jem e ardhmja
kushdo mund të më urrente,
asnjëri
secili do e gjente vetën në mua
e çfarë të them
parashikimet, sikur paramendimet
mbetën vetëm ashtu pra
unë jam ky që shihet
nuk parashikohem
bëjë kohë
ç’të duash me të
falë të qoftë.
Bochum, Gjermani 8 Shkurt 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Paralojë Me Pesë Variante
- Në Kohë Të Liga
- Shenjat E Kujtesës
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Krejt Çka Po Vijnë, Po Shkojnë
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Zbulesa
- Do Të Të Them Diçka
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Guxo Të Jesh Trim
- Mjafton Që Jam Diku
- Epilog
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
Komente 0