Është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare dhe dikur edhe "Miss Lezha", me një fizik perfekt, kjo është Joana Smakaj. Megjithëse shumë kolege të saj do të mendoheshin para se të ndërmerrnin një hap të tillë, Joana pas 6 vitesh që kishte sjellë në jetë djalin e saj, u bë mama për herë të dytë, duke sjellë në jetë këtë herë një vajzë shumë bukuroshe, për të cilën kanë menduar një emër po aq të bukur Paris, një ndër kryeqytetet më të bukur të botës. Në një intervistë, Joana rrëfen se ardhja e Parisit i ka sjellë një lumturi shumë të madhe dhe se nëse një ditë ajo do të ndjekë rrugën e mamasë së saj, pra të bëhet këngëtare, ajo do të ishte shumë e lumtur dhe do ta mbështeste në zgjedhjen e saj.