(1949-1982)
Biografia
Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood. Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.
Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin. Vëllai i tij James Belushi është një aktor dhe këngëtar i bluzit i suksesshëm.