>
BIOSHQIP
Biografia
Jola Puci, njihet ndryshe si Jola dhe ka lindur në Kelcyre, por eshte rritur ne qytetin e Durrësit. Ajo është këngëtare dhe tekst-shkruese. Ka marre pjese në evenimente te ndryshme qe nga viti 2000. Mund te permendim Top Fest 2 2005, Kenga Magjike, Nota Fest etj. Jola ka kenduar në të gjitha trevat shqiptare, kryesisht ne dasma me repertorin e saj te larmishem te muzikes pupullore.

Në Prill 2005, Jolanda Puci merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Ti Je".

Në Prill 2005, Jola merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Pse".

Në Qershor 2005, Jola merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Shi".

Në vitin 2006, Jolanda Puci publikon albumin "Jeten Jetoje".

Pas nje pause prej disa vitesh, kthehet ne tregun shqiptar me nje hit te ri. Më datë 29 Nëntor 2016, Jola & Ilva publikojnë videoklipin "Nuk Do Te Mallkoj".

Më datë 23 Maj 2017, Jola Puci publikon videoklipin "Kthehu Ti". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Jolanda Puci. Videoklipi u realizua ne vendlindjen e saj Kelcyre, Permet.

Më datë 4 Korrik 2017, Jola Puci publikon videoklipin "Ta Dish Mire".

Më datë 5 Nëntor 2017, Jola Puci publikon videoklipin "Sa Fjale". Teksti i këngës u shkrua nga Jolanda Puci.

Më datë 7 Tetor 2018, Jola Puci publikon videoklipin "Dy Zemrat". Teksti u shkrua nga Jolanda Puci.