Biografia
Pasi ka filluar karrierën që në moshën katër vjeçare, ku ishte anëtare e korit të fëmijëve "Zërat Gazmorë", ajo vazhdon më sukses të sjell hite të reja për fëmijë. Përveç aktiviteteve të shumta si këngëtare ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale, ku është shpërblyer me çmime të ndryshme.
Në vitin 2010 ajo ka marrë pjesë në festivalin "Kosova Fest", me këngën "Vallëzimi Rock", ku mori një mirënjohje, ndërkaq në festivalin për fëmijë "Lyra Fest 2011", këngëtarja u shpërblye me çmimin "Vihuela" pas interpretimit të këngës "Botën do ta pushtoj".
Jona ka përfaqësuar Prishtinën në Festivalin e Këngëve dhe Valleve në Durrës me këngën "Xhamadani vija, vija"", ndërkaq në vitin 2012 pas pjesëmarrjes në festivalin "Pianisti i ri" ajo shpërblehet me vendin e tretë.
Ne vitin 2012 mori pjese ne festivalin Privizion ku u shperbleva me çmimin e publikut dhe mori si dhurate nje kitare nga shkolla e kitares Vihuelës.