>
BIOSHQIP
Biografia
Jona Zeneli është një këngëtare e re, e cila përveç muzikës ka ditur të tregoi se përveç këngës nuk mund t’i lë pas edhe mësimet. Ndryshe, Jona është aktive edhe në botën e moderimit ku prezanton emisionin për fëmijë “Top Hop Hiti”, në RTV 21, ndërkaq thotë se ëndërron që të jetë një këngëtare dhe moderatore e suksesshme. Përveç muzikës ajo është edhe nxënësja më e mirë e klasave të treta në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, përderisa kohën e lirë e shfrytëzon për të shëtitur dhe përcjell programe të ndryshme në televizion për fëmijë. Ajo merret me këndim, udhëheqje emisionesh televizive e aktrim, por Jona Zeneli i bënë që të gjitha këto jo vetëm se i do, por se i japin kënaqësi e entuziazëm. E njohur si fytyra e Top Hop Hitit, Jona është një talente e plot fushave, një shpirt i vogël fëmije që e lakmon secili, një bukuroshe që befason në shikim të parë.

Pasi ka filluar karrierën që në moshën katër vjeçare, ku ishte anëtare e korit të fëmijëve “Zërat Gazmorë”, ajo vazhdon më sukses të sjell hite të reja për fëmijë. Përveç aktiviteteve të shumta si këngëtare ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale, ku është shpërblyer me çmime të ndryshme.

Në vitin 2010 ajo ka marrë pjesë në festivalin “Kosova Fest”, me këngën “Vallëzimi Rock”, ku mori një mirënjohje, ndërkaq në festivalin për fëmijë “Lyra Fest 2011”, këngëtarja u shpërblye me çmimin “Vihuela” pas interpretimit të këngës “Botën do ta pushtoj”.

Jona ka përfaqësuar Prishtinën në Festivalin e Këngëve dhe Valleve në Durrës me këngën “Xhamadani vija, vija””, ndërkaq në vitin 2012 pas pjesëmarrjes në festivalin “Pianisti i ri” ajo shpërblehet me vendin e tretë.

Ne vitin 2012 mori pjese ne festivalin Privizion ku u shperbleva me çmimin e publikut dhe mori si dhurate nje kitare nga shkolla e kitares Vihuelës.

Më datë 11 Tetor 2014, Jona Zeneli publikon videoklipin "Deshirat E Jones".

Në Nëntor 2014, Jona Zeneli merr pjesë në Lyra Fest 2014 me këngën "Kendoj Shqip".

Më datë 14 Shtator 2015, Jona Zeneli & Arlind Lamaxhema publikojnë videoklipin "Sykaltroshja".

Në Janar 2016, Jona Zeneli merr pjesë në Polifonia 2016 me këngën "Inspektor Ibishi".

Më datë 23 Tetor 2016, Jona Zeneli publikon videoklipin "Stili Im".

Më datë 25 Tetor 2017, Jona Zeneli publikon videoklipin "Narratori". Muzika e këngës u punua nga Naim Krasniqi, teksti u shkrua nga Naim Krasniqi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Naim Krasniqi.

Në Dhjetor 2017, Jona Zeneli merr pjesë në Ylberi 2017 me këngën "Bam Bam".

Më datë 4 Janar 2018, Anesa Jakupi & Jona Zeneli publikojnë videoklipin "Autoktone".