>
BIOSHQIP
Biografia
Jonas Brothers janë një grup muzikor amerikan. Popullaritetin e fituan në Disney Channel. Me prejardhje nga New Jersey, grupi përbëhet nga tre vëllezër : Paul Kevin Jonas II (Kevin Jonas), Joseph Adam Jonas (Joe Jonas), dhe Nicholas Jerry Jonas (Nick Jonas). Në verën e 2008-ës, ata morën pjesë në filmin origjinal të Disney Channel Camp Rock. Grupi ka lansuar katër albume : It's About Time, Jonas Brothers, A Little Bit Longer dhe Lines, Vines and Trying Times. Në 2008-ën grupi ishte i nominuar për çmimin Best New Artist (Artisti i ri më i mirë) në Grammy Awards të 51-të dhe fituan çmimin Breakthrough Artist në American Music Awards. Në Maj të 2009-ës para lansimit të Lines, Vines and Trying Times, ata kishin shitur mbi tetë milion kopje të albumeve anembanë botës.