Biografia
Kryeredaktore dhe opinioniste e programeve televizive, mediave të shkruara e tashmë themeluese e “News31”. Periudhat më të bukura të jetës i ka kaluar në Top Albania Radio. Është mami e dy vajzave dhe vazhdon ta dojë radion si ditën e parë kur doli në transmetim në 16 qershor 2008.
Zërin e Jonidës e keni dëgjuar çdo të mërkurë në orën 18:00 në emisionin “Pardon My French”, me të ftuar shumë interesant në studio dhe rubrika argëtuese. Jonida gjithashtu bashkëmoderoi me Islin në “S’e Kam Me Ty”, emisionin e emisioneve, një program plot komente pikante dhe sarkazëm.