Tema: Poezi Për Natyrën

Natyra Jone

Xhaxhi piktori ne studion e vet
Po bente mbi pelhure nje portret

U mori ngjyron molleve te Korqes
dhe me to i beri faqet goces

Dhe thirri dallget nga deti ne jug
ia beri floket si vale me shkum

Liqenet e Lures plot ngjyra veshur
i mori dhe i beri syte e qeshur

Pastaj mori dy pend krejt te zeza
dhe ia vuri vajzes porsi vetulla

Pa hoqi ca hala ne nje borige
me to qendisi nje pale qerpike

Na mblodhi zall te bardhe ne brigjet e Valvones
dhe ia vuri porsi dhembe Jones

Pa solli qe nga Thethi e Tamara
Per dy gershetat e saj dy ujevara

Mori agimin ngjyre purpuri
dhe permbi buzeze vajzes ia vuri

Pa mori diellin qe sapo kishte dale
dhe ia ngjiti vajzes permbi balle

Dhe kur mbaroi portretin tend o moj Jone
Qeshte mbi pelhure natyra jone

- poezi nga Jonida


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  57