>
LETERSISHQIP

Shkuanë Vjete...

Shkuanë vjete dhe vjete do të shkojnë
Nga ças’ i shenjtë kur u patmë hasur,
E gjith mendohem sa u patmë dashur,
Çudi, ti, sy-madhe e dorë-akull.

Eja s­ërish! Me fjalë t’ëmbla frymëzo-më
E unj mi mua vështrimin e bekuar,
Të ndjehem ndënë ‘të i lumturuar
E vargje këngësh nxir nga lyra ime

Ti as që di se qysh afrimi t’ënd
M’a qetëson zemrën e shkretë, -
Por si fanitj’ e yllit në qetim;
Pa kur të shoh si buzëqesh e mitur,

Shuhet ahere një jetë plot vrere,
Vështrimi im djek, shpirti rritet.

1 - ***

Brengen e madhe mbyta ne nji gote;
Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj!
Per gjerat me te bukura ne bote
sa me pelqen te rri e t`enderroj.

Sa me pelqen gazmor t`i bie lires,
po ku te le mendimi te defresh ?
Demon, demon i madh i hapsires,
akoma ti kerkon te me genjesh ?

Ti po ma nxin me brenga djalerine,
ti po m`i shqyen brinjet, po me cmend,
ose me kthe serishmi qetesine,
ose me sill ketu terbimin tend !

Se do t`i qepem qiellit kesaj nate,
per flokesh ta kap henen e me te
te sillem hapsires se pamate
e te mos zbres mbi toke kurre me !

2 - ***

Petalet bien, era mengadale
i hedh mbi gjurmat, qe le mikjaas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale
per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.

E c`mund t`i them? Degjon te kthehet valle
erishmi, zogu qe mergimin nis?
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli,
Per cerdhen a per strehen qe braktis?

Papritur, te rrembyera rrekera,
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
Petalet bien… heshtas shket pranvera,
Roniten te perkoheshmet stoli…

Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe, se fundi, gjithe kjo miqesi !

3 - * * *

Ne nje rreth miqsh me pyeten nje dite:
“Pse, kur ne vjersha titulli mungon,
shenohen shpesh tre yje? Kjo tradite
ka mbetur kot, apo dicka tregon?”

“Ka yj te ndezur, ka dhe yj te shuar
qe drita, - u thash, - vazhdon u vjen mbi dhe,
po ka me larg dhe yj te pazbuluar,
se rrezja s’u ka mbrritur gjer tek ne.

Dhe poezia, porsi galaktikat,
Keshtu tre llojesh yjte e vet i ka;
Prandaj, kur s’vihen tituj mbi lirika,
Shenohen shpesh tre yje… dhe nder ta,

I pari shpreh te bukuren q’e shohim,
I dyti, ate qe ne kujtime rron,
Kurse I treti, ate qe ne s’e njohim
Po vete poezia e zbulon.”

4 - ***

Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
Mike moj, qe s`vure mend nje here
Kur me sheh me vajza ne shetitje,
Pse serishmi behesh pike e vrere ?

Foshnje ishe, foshnje, mike mbete,
Ndonese per dike tani je grua
C`dreqin ke, c`tu shkrep pas kaqe vjetesh,
Qe xheloze behesh prap per mua ?

Une kurre ty s`ta kam rrefyer
Brengen, qe ne shpirt mezi permbaj
Dashuria, dashuri e fyer,
Gur me ben e nuk me le te qaj

Ja keshtu, moj mike, qenka jeta,
Ndodh qe nga nje here, per cudi,
Lodhet prej mesimeve te veta
Edhe behet foshnje porsi ti.

Ne s`e qeshim tekanjozen jete,
Po kur ne gabojme, ajo harron
Ndonse marrezira ben dhe vete,
Rende ne na tall e na ndeshkon.

Mike, qe me bere te trishtuar
Te te qesh, as qe me shkon ndermend
Eshte i gjere shpirti i perveluar
Ka nje vend dhe per gabimin tend !

Më shumë nga Jorgo Bllaci