>
LETERSISHQIP

Penat Gjirokastrite

Poemth
Kur them “Gjirokastra”,
flas dhe për rrethinat.
Flladet e mëndafshta
i mbledh krejt lugina...

E përndritshmja trevë
e etur për dije.
Prej kohësh - folezë,
çerdhe shqiptarie...

Kët’ shpatmal pjellor
e mirëmbajti dheu.
e mbajti përherë;
lindi penëtarë,
sa mjeshtra për penë...!
Gjuhëtar Eqeremin,
Poet Kadarenë,

I rriti me ajkë
me asht mëmëdheu...

Gjoksmal qumështor;
me radhë ushqeu:
poet Agim Shehun,
edhe sa të tjerë...!

I Kujtoj me ëndje.
e respekt
gjithsesi
dhe ruaj në mendje
sa fjalë e poezi...!
Përmblodhi gjimnazi
Breza mençurie.
Prej shkëmbinjve plasi
çdo bisk poezie...

Që nga Bekim Harxhi
te Petro Cerkezi
çdo varg e çdo fjalë
serbes tek unë erdhi.

Dha sinjal vetëdija,
për ç’njoh nëpër kohë,
n’ vargje t’i përfshija
miqt’...qoft’ dhe nga një strofë...

E nis me Tasimin,
mikun tim të hershëm.
Diçka fort na lidhi:
Të dy – sa të ndjeshëm...!
Sa më pa të ndrydhur,
Ky kuçiot syndritur
me vështrim përndjellës
i dha duhm bisedës...
Ishim të një vërse,
por m’ngjante i rritur,
prej te artës mëndje,
ballit të stolisur...
Balli i tij i gjerë
m’dukej si lëndinë
plot lule me erë,
akth e trëndelinë
Po shprehem açik:
qe i pari mik!
Ashtu si dhe unë
ndoca shëndetlig...
Të dy për fëmijët
kishim dobësi
Sa dhe për folklorin,
për çdo bukuri...
Na ndau ca kohë
puna si mësues...
Porse njëri – tjetrin
e gjetëm sërish:
Na bashkoi kënga
shpirti “fluturues”;
Ku nuk shkuam bashkë
me vrull poezish...!
Sajuam së toku
dy vargje të këndshme,
siç zemra na e deshi...

Fëmijve t’Picarit
ua plottësuam qejfin.:
“Vallja jonë kështu e deshi,
ta hedhim këtu te sheshi!”
Sa herë i përsërit Maja* (Aliçka)
më degdis
në male e pllaja...

E shihja në buzë
pedagog Bekimin.
Më inkrajonte
hartim pas hartimi...
Farëza krijese
më hodhi në shpirt...

I kujtoj me mall...
eh, të ndjerët miq...!
Dhe si gazetar me zë të fortë bote
doli dhe shkrimtar
poeti Odise Kote
Ca kohë më pas
njoha romancierin,
Me “Kristalin Blu”
Mihallaq Qillerin.
Më rrëmbeu me frazën,
mendimin e pjekur
Te arti i tij
pashë artin e thekur...

MosTë harrroj Sinan Kërpaçin;
atë qe perdor mirë "saçin",
per te pjekur poezinë;
ndryshe e prish terezinë...
xxx

...Kujtoj kur ishim nxënës,
njomzakë, rinorë;
një vjershë mjaft e thekur
porsi lule – borë.
Hapur apo fshehur
na erdhi në dorë.
Nuk di si na erdhi
hapur apo fshehur
ajo vjersh’ e bukurgdhendur
e poet Agim Shehut.
Vargje të limosur
me ritëm e rimë.
Vjershë e përsosur
veç për bukurinë...
Bukurin’ e vashës
kish gdhëndur poeti
Vizatohej vasha
si statujë antike
me terma të zgjedhura
terma gjeometrike.
Po kujtoj një varg,
ju të më besoni:
Jepej hunda e vajzës
porsi një trungkoni.

Kësisoj poeti
e jepte portretin.
E përsosur vasha
për nga bukuria
veç me përngjasimet
marrë nga gjeometria...
Një poet “usta”,
si poeti Agim
gojëhapur na la
me atë vjershërim...
Kalonte dorë më dorë
poezi e Tija;
Gdhendur n’ato kohë,
në vitet pa thinja...
Njoha Dhimo Dhimën
për humor në skenë.
Në behar a dimër,
shakator përherë.
Skece e kuplete
i kishte të skarës...
Kishte mik Agimin
për parodit’ e radhës...

Do kalonin vite
penen fort ta mbanin
të tjerë gjirokastritë
Qysh nga Vasil Bici
te Kristaq Shabani...
Poetë të tjerë ka nxjerrë kjo trevë:
Janë në mërgim.
Vargu u bubullin...
Thanas Jani, Janaq Pani,
S'mbetet pas Grigor Jovani.
Dhe rapsodët s'janë pak:
Mufit Celi ëmbëlak.
Popullor Koço Vasili poezisë
mirë i hyri...
Shkëlqim Guçe
fjalëflakë...
Leko Mako
me studime
i përjetshëm në kujtime...
Na sjell boll
vargje të mbara
dhe poet Spiro Xhavara.
Në pension
zonja Toninë
s'e lë penën
pak të rrijë...
Nuk e lë as Republika,
me studime e kritika...
Si një kritike letrare
ia thot' penës
- punemadhe...!
Poetesh' Suzana Zisi
cdo poesi e ujdisi
Na vjen me timber modern
e me vargu më merr dritë,
flukse shatërvani.
kur nderon poeten
Majlinda Shabani.
Tejet bashkëkohore
në vargjet e veta
Poetesh' moderne
si dhe vetë jeta...
Në gjurmët e të atit...
Ecën hap pas hapi...
në respekt për Luan Cipin
vargu ëmbël më ujdisi:
Dhe në art mbetet luan.
sa shpirtmadh
dhe "kapedan"...
S'mbetet kurrë mbrapa.
E ndjek hap pas hapi.
I hedh serbes hapat...

të rrëmben...
Vargu më
Koço Sterjo zagoriti
zërin poetik e ngriti,
kur në SHBA arriti...
Po kështu vëllezërit Dilo
penës fort i japin "xhiro"...

kur në SHBA arriti...
Për disa
thash' këtë herë;
Për të tjerë
- tjetër herë...

Dhe Poetë plot me shije
dolën: Shezairi
edhe Ylka Ponde
me floke si floriri.

Lirik vargjesh të magjishme
lunxhiot Jorgo Bllaci ishte...
Prehet sot
në Panteon
v
Vargu i tij
ende ushton...