TEKSTESHQIP
Biografia
Jozefina është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të vogël, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo studion për Kitarë në shkollën e mesme "Prenk Jakova", edhe pse arma e saj e fortë mbetet vokali. Njohja me trajneren e saj ka qenë e hershme, në një talent show për fëmijë ku Jozefina merr mësimet e para nga Alma, e cila ishte e bindur për talentin e saj premtues. Jozefina mban mend se hera e saj e parë në skenë ishte shumë emocionuese, pasi kishte shumë frikë nga dritat, frikë të cilën duket se e ka kaluar duke qenë se skena është vendi ku ajo ndihet më mirë.
Komente 0