>
BIOSHQIP
Biografia
Jozefina është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të vogël, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo studion për Kitarë në shkollën e mesme “Prenk Jakova”, edhe pse arma e saj e fortë mbetet vokali. Njohja me trajneren e saj ka qenë e hershme, në një talent show për fëmijë ku Jozefina merr mësimet e para nga Alma, e cila ishte e bindur për talentin e saj premtues. Jozefina mban mend se hera e saj e parë në skenë ishte shumë emocionuese, pasi kishte shumë frikë nga dritat, frikë të cilën duket se e ka kaluar duke qenë se skena është vendi ku ajo ndihet më mirë.

Në vitin 2010, Jozefina Simoni merr pjesë në Gjeniu I Vogel 3.

Në vitin 2012, Jozefina Simoni ishte finaliste në The Voice Of Albania 2.

Në Dhjetor 2014, Jozefina Simoni merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Mendje Trazi".

Në Shtator 2015, Jozefina Simoni merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Nata E Bardhe".

Më datë 7 Dhjetor 2015, Aldo Simoni & Jozefina Simoni publikojnë videoklipin "Hapa Dollapa".

Në Dhjetor 2015, Jozefina Simoni merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Një Det Të Dy".

Në Tetor 2021, Jozefina Simoni merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Pa Adrese".