>
LETERSISHQIP

Mbi Urën E Dashurisë

Mbi urën e dashurisë,
gur i vjetër mbi shkëmbinj të lartë
– takim i përjetshëm, mbrëmje e kuqe -,
po vij së bashku me zemrën time:
– Nusja ime e vetme është uji
që rrjedh përherë dhe nuk gënjen,
që rrjedh përherë e nuk hesht,
që rrjedh përherë e nuk mbaron.

Më shumë nga Juan Ramón Jiménez