TEKSTESHQIP
Juhuu Kidz -
Juhuu Kidz


Autorë të melodisë dhe autorë të tekstit rezultojnë të jenë Arteida Krasniqi, Gino Quinn, Pajtim Smolica, Jinho Jo & Pepa Sefedini, teksa autor i orkestrimit është Aaron Smith.
 Kënga ‘‘Jezusi është...’’është një ndër këngët më të thella teologjikisht që kemi shkruar si Juhuu Kidz. Por edhe pse është këngë e thellë, ne besojmë që fëmijët janë të aftë që t’i mësojnë të gjitha këto gjëra andaj kemi pasur dëshirë që një këngë e tillë të ekzistojë. Duke dëgjuar këtë këngë, fëmijët do të mësojnë për emrat e Jezusit dhe çfarë thotë Bibla për atë se kush është Jezusi.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1:
Jezusi është rruga dhe jeta
Jezusi është e vërteta
Jezusi është fillimi dhe mbarimi
Dhe unë i besoj Atij

Refreni:
Ndaj ne i besojmë Atij
Na ka thirrur n'familjen e Tij
Kemi jetë të re në emrin Jezus
Ne i besojmë Atij

Strofa 3:
Jezusi është miku im besnik
Jezusi është mbreti i lavdisë
Jezusi është krijues i botës
Dhe unë i besoj Atij

Strofa 2:
Jezusi është princi i paqes
Jezusi është bariu im
Jezusi është shpëtimi i botës
Dhe unë i besoj Atij

Strofa 4:
Jezusi është uji i gjallë
Jezusi është buka e jetës
Jezusi është biri i Perëndisë
Dhe unë i besoj atij

VIDEOKLIPE

Komente 0