TEKSTESHQIP
Juhuu Kidz - I Pranuar Si Fëmijë
Juhuu Kidz
I Pranuar Si Fëmijë

Autorë të muzikës dhe autorë të tekstit janë Riza Pepa, Arteida Krasniqi, Blendona Cakolli, Pepa Sefedini & Eleni Misini, teksa kënga vjen me orkestrim nga Aaron Smith.
 Jezusi i ka mësuar njerëzit plot gjëra që nuk kanë qenë të zakonshme. Kur e pyetën Atë se kush mund të hynte në Mbretërinë e Zotit, Jezusi u përgjigj që ishin vetëm ata që vinin tek Zoti ashtu siç vijnë fëmijët me thjeshtësi dhe gëzim. Të gjithë mund të mësojmë shumë nga fëmijët, andaj kjo këngë është një thirrje që të bëhemi të thjeshtë, të dlirë dhe të hareshëm ashtu siç janë fëmijët.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1:
Kush hynë në Mbretërinë e Zotit?
Ai që vjen si një fëmijë
Si mundemi t'i pëlqejmë Zotit?
Nëse bëhemi si fëmijë (2x)

Para Refreni:
Si të bëhemi si fëmijë?
Eja të shohim bashkë tani...

Refreni:
Qohu
Hidhu kërce (Hidhu Kërce)
Rrotullohu, sepse Atij i pëlqen (Atij i pëlqen)
Vallëzo dhe mos ndalo (Mos ndalo)
Ngriti duart dhe thuaj Amen (Amen)

Fundi:
Kush përulet si fëmijë
Ai pranohet n'Mbretërinë e Tij

VIDEOKLIPE

Komente 0