>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2020-08-02 22:17:40
Ditë e natë të kam ndër sy
Mend’t e kresë janë tue më lanë.
Orë e çast rri tuj mendu’
Njikëtë kangë moj me ta qitë
M’dridhen du’rt moj tuj ta shkru’
Edhe sytë ma nuk m’bajnë dritë.
thealtagthealtag
2019-12-27 13:51:22
Si në dimën ashtu n’verë
Ti je lule plot gjallni.
Unë ty gjithmonë të du’
Dranofille kuq e verdhë.
Bukurinë tuj ta kujtu’
Nër ma t’bukrat në pranverë
thealtagthealtag
2019-11-09 16:24:44
O vjeshtë, vjeshtë e shëmtume
që m’thave n’ditë ma t’mirë,
ç’e fike at dritë t’bekume,
mu’ lot s’ka kush t’mi prinë.
thealtagthealtag
2018-10-03 12:29:03
Kur m’kalon ti rrugës sime
dhe më përshëndet
I fal jetës plot gëzime
Je dashnia vetë!
thealtagthealtag
2018-05-23 09:52:38
Nuk je lulja e bukur
e ditës së majit
Por je lulja e këngës
sime të vajit
thealtagthealtag
2017-10-13 15:57:45
T’parën herë kur jena pa
Se m’u mbush zemra në ty.
I: Si ndriçon rrezja e parë
Njashtu m’erdhe ti ndër sy :I
S’bashku jetën me kalu’
Jeta jonë me shku e lum’
Në një çerdhe me gëzu,
Si gëzon vida me pllumb.
thealtagthealtag
2017-10-12 09:10:49
A vjen për mu’ pranvera?
A zbardhë për mu’ ma dritë?
{{ page + 1 }}/{{ pages }}