TEKSTESHQIP

Këngë Trimërie
Në Muzeun Historik
Lyrics

Në muzeun historik
Nji herë shkova me nji mik
Me bylbylin kangatar
Dervish Shaqën, oo kosovar.
Ref.:
Ja koburja e Boletinit!
Vesh me sërm e tytë florini.
Paska ardhë këtu n’Tiranë
Pranë herojve t’tokës nanë.
N’katër anët e Kosovës
Ka dalë zani i Knjaz Nikollës:
- Isa Begun me ma gjete!
Me armik more, ooo nji natë me fjete!
Ref.:
E ka pritë e ka gostitë
E ka mbajt nji natë e i ditë.
I pabesë që s’njef tradita
I ka mbush rrugët me prita.
Heej Knjaz Nikolla e rrahu telin
N’Podgoricë e dha haberin:
- Me u çu’ n’kam sa janë xhanarë
Me vra Isën oo kosovare !
Ref.:
Jo s’e vret trimin e Jutbinës
Që m'ja qet flakën Cetinës
Tanë Kosova e dha betimin
Gjallë e kemi Isë Boletinin!
Veshoviqi e ka ndalë:
- Nal Isa, se i kam dy fjalë!
Arm’t e brezit me i dorzu’!
- O Veshkoviq more, ooo ke gabue’!
Ref.:
A e din me kend po flet?
S’mi ka nal as krajl as mbret
Për trimni mos t’qofsha falë.
Arm’t për mu’ janë babë e djalë!
Me bukë premin luft ka nisë.
Çan rrethimin baca Isë!
T’u ja qitë flakën Cetin’s
S’lidhen Agat e Judbinës, o hej!