Kaçanikut i raftë pika! Nuk e din se çka asht’ frika Nandë sahat tuj pre me thika! Hej more hej! Grykë e Kaçanikut Jo s’i thonë shaka. Varr asht i anmikut Tmerr dhe hata, ore hata! Ref.: Dërgut pasha, mor Dërgut, Kaçanikun mos e nguc! Mos e nguc e len rahat Merr ushtrinë e kthehu prap! Pashë, more satrap.