TEKSTESHQIP

Kacho
Leter Rambos
Lyrics

(per Ramush Haradinaj)

Nuk po di qysh mi ja nisë, po pi ja nisi diqysh
Ndoshta e bitisi, ndoshta e lo n’gjysë
Se nuk po di as cilat fjalë ma përpara me ti shkru
Jom shumë i emocionum e muj edhe me harru
Pa e përmend ndoni send qi ti e ki bo për ket vend
E qi o rend me përmend
Po sigurt diçka kom me harru, po bona i drejtë
Se Rambo ti për ket vend i ki bo krejtë
Ti lufton edhe kur o paqë edhe kur o luftë
Rambo, ti lufton dit e nat pa u tutë
Ti nuk ndalesh kurrë, hallall t’koftë o burrë
Se ti me çdo vepër na bon neve mu mburrë
Qi kena kulturë, ti botes i ki tregu
Për shkak teje ata mo nuk munden mu me m’nenqmu
Zoti i ndihmon t’mirtë, Rambo, ti je njeri i mirë
Ty s’munden me t’mshelë se shpirtin e ki t’lirë
Simbol i udhheqjes, ti n’zemër e ki lirinë
Edhe drejtsinë, edhe për ata qi dinë
Edhe për ata qi nuk e dinë, për tonë
Jo veç për neve, Rambo ti je shembull i mirë për krejtë njerzinë
Kollaj me provu po shumë zor me t’zavendsu
Me ecë sikur ti a mi ndjekë hapat tu
Ndoshta nuk jena t’primë e nuk dijm
Na veç po rijm edhe po presim dej sa vjen Rambo edhe na prinë

II
Rambo, ti e din pse une t’thiri kshtu
Se na t’ktuhit gjeth e qesim ka ni “b” aty k’tu
E ty t’kena për qefë, ty t’kena veç njo
Kom njoftu plot njerz n’botë, po korkond si ti se ngjoh
Ata qi po t’gjykojnë, ata tonë ty t’lakmojn
Tonë ty t’dojnë edhe pse do nuk e pranojnë
Ata ndoshta munden me t’dënu, po s’munden me t’gjyku
Kto krejtë kan me kalu, e veprat tuja kan mu shkru
Për ty edhe ushtart e tu ka me folë historia
E gjeneratat kan m’su qysh o fitu liria
Kshtu o’ realiteti, kto nuk jon ondrrat e mija
Ti duhesh mu konë ktu se burrin si ti e lypë shpija
Kryj atje qa ki me kry, e meniher mu kthy
Se une edhe shoktë e mi po presim ktu për ty
E di qi ki thonë qi s’bon mu ndalë, qi duhet me vazhdu
E di qi ki thonë qi tash nuk bon mu dorzu
Na s’jena ndalë, na po punojmë ashtu qysh na ki thonë ti
Po puna ma lehtë na shkon kndej’ veç mu konë ti
Se ti rezaton vullnet për me arritë
Sa her qi bohet terr, ti Rambo e bon dritë
Se zoni jyt i butë, e fjala jote e urtë
Depërtojnë deri nzemër edhe t’bojnë ma t’sigurtë
K’to fjalë nuk pi thom pse une qashtu po kom qefë mu konë
Kush t’do qi osht i drejtë, njejt ka me t’thonë
Ti e meriton, kjo o’ e vetmja arsy
Jom i lumtun qi kom jetu n’t’njejten epokë me ty
Ka hala për me thonë, po me qekaq pe lo
Edhe pse kjo o ma s’pakti qa për ty kom mujtë me bo...Rambo

DËRGOI: