Biografia
Ka një aktivitet dhe përvojë të pasur në lëmin e gjeoteknikës. Ka punuar disa vite në Institutin për hulumtime shkencore dhe zhvillim „Inkos" në Prishtinë si dhe ka punuar si projektues përgjegjës në fushën e gjeoteknikës në disa Institute dhe zyra inxhinierike të Gjermanisё.
Në vitin 2015 ka botuar librin "Gjeoteknika në teori dhe në praktikë" me mbi 860 faqe, i cili është financuar dhe botuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.