Biografia
Nga viti 2011 vendos t’i kthehet ëndrrës së saj… pikturës dhe vargut. Për dy vjet pikturon në Studion e Chuck DeHaan western Artist (www.chuckdehaan.com).
Deri më tani në gjuhën angleze ka botuar veprat:
Voices, poezi, "Publish America", Nju-Jork, 2011.
Touch of Italian attitude in your kitchen, monografi e artit të kuzhinës, "Publish America", Nju-Jork, 2014.
Come dance with me through words of thoughts, poezi, SBPRA, Huston, 2013.
Dancing on the rain, poezi, "Vecchia Publishing", Nju-Xhersi, 2017.
Dy poezi të botuara në një antologji të poezisë botërore, "Serenity", të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore, duke filluar nga Edgar Allan Po).
Në gjuhën angleze ka marrë "Certificate of World poetry movement".
Bashkë me mësuesin e saj të pikturës, Chuck DeHaan, botuan librin shkollor me piktura "Western coloring book", 2009.
Më 2014, në Teksas – Ultimate Medical Academy – degree of "Associate of Science".
Për ta plotësuar zbrazëtinë e shpirtit, siç shprehet ajo, më 2016, vendos të shprehë botën e saj artistike në gjuhën shqipe:
Ta mora vargun, poezi, "Tringa", Tetovë, 2016.
Preke ëndrrën, poezi, "Tringa", Tetovë, 2016.
Puthja sekret, poezi, "Tringa", Tetovë, 2016.
Flaka e shpirtit, poezi, "Tringa", Tetovë, 2016.
Buzëqesh, poezi, "Tringa", Tetovë, 2016.
Mos e prek, poezi, SHKAL"Naim Frashëri", Kosovë, 2017.
Vrapo pas Diellit,Toena,Tiranë 2019
Tani jeton në Nju-Jork, ku vazhdon me laps dhe brushë të shënojë kohën e kaluar dhe të përcjellë eksperiencën e kurbetit nëpërmjet vargjeve dhe abstraktit në pikturë.
Për të, poezia është pikturë e papikturuar, ku vargu shpreh ngjyrën e ndjenjës, kurse piktura është poezi në heshtje, ku ndjenja shpërthen nëpërmjet ngjyrës, shprehet ajo.