TEKSTESHQIP
Biografia
Kaltrina Selimi U lind në Prishtinë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në shkollën e muzikës "Prenk Jakova". Për here të pare si këngëtare është paraqitur në vitin 2003, në spektaklin garues 'Dua të jem" ku edhe zuri vendin e pare. Ndikimet në muzikë i gjen në muzikën e lehtë, kryesisht te artistët muzikor të Shqipërisë.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.68 m
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: E kaftë e mbyllët
Pija e preferuar: Uji
Muzika e preferuar: Të gjitha zhanret
Këngetarja e preferuar: Whitney Huston
Ngjyra e preferuar: E zezë
Sporti i preferuar: Patinazhi dhe volejbolli
Sportisti i preferuar: Lionel Messi
Hobi: Sporti
Stili i veshjes: Klasik
Moto e jetës: "Jetoje çdo ditë si të ishte e fundit"

"Hana Band"
Viti i "Etheve të së premtes...", viti që e bëri Kaltrinën të dashurohet me muzikën. Një vit i mbarë ky për të: në të njëjtën kohë me triumfin në atë konkurs u regjistrua edhe në Fakultetin e Arteve, në degën e muzikës. Karrierën muzikore prishtinasja zeshkane e filloi me një grup, pjesë e të cilit ishte për pothuajse një vit të tërë. Tani po përgatitet edhe për sprovën më të vështirë të karrierës së saj, atë të të bërit e njohur si këngëtare soliste. E ka përgatitur këngën e parë dhe po punon seriozisht rreth albumit. E ndikuar nga muzika e lehtë e Shqipërisë, synimi i saj për të ardhmen është edhe pushtimi i skenës muzikore të Tiranës. Një rrugë që për shumë këngëtarë ka qenë një mision i pamundur. Por që nuk duket aspak i vështirë për Kaltrinën. Sepse ajo është e bindur që ditët e këqija i ka lënë pas. Bashkë me historinë e grupit, ku dikur u fut me shumë dëshirë... Kaltrina Selimi filloi të këndoj me një grup, jo për shkak të frikës nga skena, por sepse domte t'i këndonte live, dhe pa qenë pjesë e një grupi kjo ishte e pamundur. Kështu filloi me "Hana Band", ndonëse kishte edhe oferta për t’iu bashkangjitur ndonjë grupi tjetër. Ajo realizoi gjithsej 4 këngë, të cilat i u kishin bërë edhe videoklipe. Gjatë kësaj kohe kryesisht kemi kaluar mirë, dhe mosmarrëveshjet e vogla që lindnin nga mendimet e ndryshme të anëtarëve të grupit muzikor i kalonim të gjitha me bashkëpunim. Ndërkaq, kënga që i ka pëlqyer dhe vazhdon t'i pëlqejë më shumë është "Paradoks". Ndarja nga grupi "Hana Band" ishte e pa evitueshme, por më mirë që ndodhi kështu. Ajo u detyrua të shkëputet nga grupi, sepse drejtuesit e tij donin të merrnin edhe një vokaliste tjetër, pa e biseduar këtë fare me të. Dhe meqenëse ata nuk më konsideruan, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër përveç braktisjes së grupit. Tani do t'jet një Kaltrinë pak më ndryshe sepse më në fund mund të zgjedhë këngët që i pëlqejnë dhe të jetë vetvetja, pa qenë e detyruar të bëj siç i thonë të tjerët.