>
LETERSISHQIP

Vetëm Me Ty...

Mbi gjoksin tënd bardhosh dua të mbështetem,
Të ndjej rrahjet e zemrës e të pi sisën si fëmijë,
Në buzën tënde të zjarrmuar, buza ime të ngjitet,
Të shuaj etjen e pashuar e ëmbëlsinë e saj të thith.

Flokët e kadifenjtë mbi supe me gishta do t’i kreh,
Gushën lulebore të bardhë, ëmbëlsisht do ta puth,
Me frymën tënde aromë trëndafili shpirtin t'a deh,
Dita e re të na përshëndesë, të ngjitur gushë më gushë.

Mbi trupin tënd të pushëzuar, si mëndafsh i bardhë,
Me mollëzat e buta, vargje dashurie do të shkruaj,
Gishtat duke rrëshqitur mbi të, pentagramin të vijëzojnë,
Me puthje e rënkime, këngën më të bukur për të kompozuar.

Vetëm me ty, zjarrin e ndezur do t'a shuaj...